Sport

Klodian Duro flet pas fitores minimale ndaj Arbërisë

Feronikeli ka shënuar fitore minimale 1:0 në takimin e sotëm në shtëpi kundër Arbërisë, shkruan “Zeri.info”.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur edhe trajneri shqiptar i “Industrialistëve” Klodian Duro.

Ai ka thënë se për të rëndësi kanë pikët e fituara si dhe ka thënë se kjo fitore e sotme ka qenë e mirëseardhur për ta.

“Rëndësi kanë vetëm pikët dhe për këtë jam i kënaqur. Kemi bërë një ndeshje me shumë angazhim, mund dhe djersë, prandaj edhe kemi merituar të fitonim, megjithëse nuk është një fitore për t’u entuziasmuar. Më herët kishim bërë ndeshje të mira, por nuk kishim fituar. Fitorja ndaj një kundërshtari si Arbëria e cila ishte sipër nesh është tejet e mirëseardhur”, ka thënë Duro për ArtSport.

Postime të ngjajshme
Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa

Sport

Feronikeli pretendon se FFK-ja në krye me Agim Ademin po i favorizon ekipet e Gjilanit