
Një video e publikuar nga faqja zyrtare e Romës, e tregon më së miri se futbolli është më shumë se një lojë, kjo për faktin se i bën njerëzit më të afërt më njëri-tjetrin.
Një vogëlushi italian, iu mundësia që të shkonte tek stadiumi i Romës dhe të takonte lojtarin e tij të preferuar Chris Smalling, shkruan Reporteri.net.
Ky djalë i vogël u mahnit me pamjen e stadiumit, ndërkaq, kur po bënte fotografi me familjarët e tij, si befasi nga mbrapa u shfaq mbrojtësi i Romës, Smalling, i cili e përqafoi atë, u fotografuan dhe ia dhuroi bluzën e tij.
Më poshtë momentin emocional të këtij volgushi.
Football is brilliant pic.twitter.com/HTpIb2YXUh
— AS Roma English (@ASRomaEN) January 14, 2020