
Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Qipro.Interesimin për Rashanin e ka konfirmuar zëdhënësi i Apollon Limassolit, Fanouris Konstantinou.
“Të them të drejtën, ai është një futbollist i cili po shqyrtohet nga udhëheqja teknike, por ju nuk duhet të merrni asgjë si të përfunduar, sepse ne duhet të presim për ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësi i klubit që garon në Ligën e Parë të Qipros.
Rashanit 27-vjeçar i ka skaduar kontrata me skuadrën norvegjeze, Odd, ku këtë edicion shënoi tre gola dhe asistoi tetë herë në 24 paraqitje. Pjesë e Oddit ishte që prej vitit 20217.