Lajme

Kjo rrugë në Fushë Kosovë do të jetë e mbyllur për vetura gjatë këtyre datave

Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë do të jetë e mbyllur për vetura nga 18 korriku deri më 22 gusht nga ora 20:00 deri në 24:00.

Komuna e Fushë Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se deri të bëhet zgjidhja përfundimtare e sheshit të qytetit kjo rrugë është një prej mundësive për një hapësirë të lirë për qytetarët.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës dhe më gjerë se rruga “DARDANIA” që gjendet në Fushë-Kosovë, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore: Data: 18.07.2021 deri më 22.08.2021, nga ora 20.00 deri më 24.00”.

Komuna mes tjerash ka lutur qytetarët që gjatë kësaj kohe të kenë konsideratë për policët që do të kujdesen për mbajtjen e rendit.

“Të gjithë ju që frekuentoni në këtë interval kohorë ju lutemi të keni konsideratë ndaj policisë të cilët do të kujdesën për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë. Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve dhe kënde të rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje!”.

Postime të ngjajshme
Lajme

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria