EURO 2020

Kjo nuk është parë në TV, shikoni reagimin emocional të Sterling pas huqjes së Mullerit ndaj Anglisë

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në mesin e skuadrave çerekfinalistë në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

“Tre Luanët” mposhtën në fazën e 1/8 Gjermaninë me rezultat të pastër 2-0, shkruan Demokracia.com.

Ky rezultat ka mundur të mos jetë i njëjtë sikur Thomas Muller i gjermanëve të kishte realizuar një gol përballë me portierin anglez, Pickford e që ka bërë bujë në rrjetet sociale tash e sa ditë.

Muller lëshoi rast të artë për t’i barazuar shifrat në 1-1 gjatë ndeshjes, kur përballë me “Gardianin” e Evertonit e dërgoi topin shumë pranë shtyllës.

Ajo huqje, përveç se ishte dëshpëruese për tifozët gjerman kishte edhe nga futbollistët anglezë në fushë që reaguan në mënyrë të çuditshme, ngase gjasat që Muller të realizonte ishin të mëdha.

Raheem Sterling ishte futbollisti i Anglisë që u kap nga kamerat duke rënë në gjunjë i emocionuar me duar në fytyrë, pas rastit ideal të humbur nga Thomas Muller.

Sulmuesit të Man Cityt iu desh edhe ndihma e bashkëkombasit të tij, Trippier që vrapoi drejt ti dhe e ndihmoi të ngritej në këmbë.

Anglia në çerekfinale të “Euro2020” do ketë punë me Ukrainën.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020