Sport

Kjo ishte përgjigja e Rrahmanit kur u pyet pse Ujkani startoi në këtë miqësore

Kosova e ka mposhtur San Marinon në miqësoren e luajtur në “Fadil Vokrri”.

Dardanët realizuan fitore të thellë me rezultat 4-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur Amir Rrahmani, i cili tha se këto ndeshje janë më shumë për lojarët e rinj që debutojnë.

“Duhet me pase respekt ndaj kundërshtarit, këto ndeshje janë më shumë për lojtarët që kanë ardhë për herë të parë”

Teksa, kur u pyet se pse Ujkani ishte startues, meqë këto ndeshje janë për lojtarë të rinj, Rrahmani tha: “Nuk jam trajner.”

“Ma mirë që kemi lu me San Marinon shkaku i lojtarëve të rinj, besoj që i kemi pritë mirë. Ju urojë debutimin të gjithë lojtarëve, shpresoj që kanë me vazhdu me qenë pjesë e jona” – tha Rrahmani për SuperSport Kosova.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”