Sport

Kjo ishte përformanca fantastike e kapitenit Rrahmani në humbjen kundër Sllovenisë

“Dardanët” nuk rezistojnë në Ljublanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve, raporton “Zeri.info”.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Lojtari me notën më të lartë te “Dardanët” u vlerësua kapiteni, Amir Rrahmani i cili mori notën 7.9.

Krahas kësaj, ai kishte edhe disa përformanca shumë të mira në këtë humbje shokuese të Kosovës në minutat e fundit.

Rrahmani kishte kryer 14 pastrime në zonë dhe 1 jashtë zonës, gjithashtu ai kishte bllokuar 3 goditje të kundërshtarëve.

Mbrojtësi i Napolit ka fituar 5 nga 8 duelet ajrore kundër lojtarëve slloven, derisa saktësisa e pasimeve ishte 84 për qind.

Kujtojmë së Kosova momentalisht ndodhet në pozitën e tretë në grup me vetëm dy pikë të grumbulluara. /

Postime të ngjajshme
Sport

Morina i përlotur për ndarjen nga jeta të Sinanit: “Më nuk ka kush më thërret pas ndeshjes të më pyes se si shkoi ndeshja”

Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës