EURO 2020

Kjo ishte ndeshja më e shikuar në “Euro2020”

Kampionati Evropian i futboll “Euro2020” me katër përballjet e mbrëmshme e ka mbyllur fazën e grupeve.

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Portugalisë dhe Francës e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2-2 ishte më e shikuara deri më tani në “Euro2020”.

Sipas mediumit prestigjioz francez “L’Equipe”, kjo përballje u ndjekë nga 15,6 milionë shikues nëpërmjet kanaleve televizive.

Vlen të theksohet se këtë sfidë të zhvilluar në “Puskas Arena” në Budapest të Hungarisë e përcollën mbi 60 mijë tifozë.

Portugalia dhe Franca e kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales.

Portugezët do të kenë punë me Belgjikën në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që Franca luan kundër Zvicrës.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020