Sport

Kjo ishte kombëtarja e fundit që e kishte mposhtur Gjermaninë me rezultat 6:0

Sonte në mbrëmje duhej të mbyllej një vit kalendarik për Kombëtaren e Gjermanisë, por për trajnerin e saj, Joakim Loq, është mbyllur një cikël.

Pakënaqësi të mëdha kishte nga tifozët që përpara përballjes së sotme kundër Spanjës. Disa rezultate zhgënjyese dhe fitore aspak bindëse në lojë e kanë shoqëruar Loq, që i ka ditët e numëruara.

Spanja e ka turpëruar Gjermaninë në shifrat 6:0, duke shkelur me këmbë ata që deri sot konsideroheshin si “të pamëshirshëm”, për ta shtypur kundërshtarin edhe në momentin që ngre flamurin e bardhë.

Këtë ndjenjë e kanë provuar vetë gjermanët kundër spanjollëve, ndërsa një humbje e tillë në këto shifra nuk ndodhte që nga 1931, atëherë kur Austria do të fitonte në shifrat 6:0. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente