Sport

Kjo ishte arsyeja që munguan në pankinë Tahir Batatina edhe Zekirija Ramadani

Ka përfunduar edhe xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Prishtina ka fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka mposhtur Llapin me rezultatin 1-3.

Gauthier Mankenda, Leotrim Bekteshi dhe Otto John shënuan për Prishtinën, ndërsa Adonis Aliu realizoi golin e vetëm për Llapin.

Por ajo që ra në sy sot ishte se të dy skuadrat u udhëhoqën nga ndihmëstrajnerët. Te Llapi ishte Sunaj Keçi, ndërsa te Prishtina ishte Debatik Curri.

Kjo pasi që të dy trajnerët Tahir Batatina dhe Zekirja Ramadani kishin mbushur numrin e kartonëve nga katër.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve