Sport

Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Real Madridit që 40 vjet

Real Madridi ka qenë mjaftë i heshtur në këtë afat kalimtar veror.Përveç largimeve që kanë bërë në këtë afat, asnjë prurje e re në Santiago Bernabeu nuk është realizuar.

Duket se Zinedine Zidane është i kënaqur me lojtarë që i posedon në skuadër, andaj në këtë verë vetëm ka rimbursuar nga shitja dhe huazimi i lojtarëve.

Për herë të parë që nga vitit 1980 nuk kishte ndodhur që Real Madridi mos të transferonte asnjë lojtar.Skuadra spanjolle ka synimin që të transferojë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain, andaj atyre u duhen të ardhura të majme për të marrë francezin.

Duket se klubi mbretëror po tenton që në verën e vitit të ardhshëm të transferojë fituesin e Kupës së Botës, duke krijuar më shumë mjetet financiare.Në total nga Real Madridi janë larguar 15 lojtarë, disa në formë huazimi e disa prej tyre janë shitur përfundimisht.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun