Sport

Kjo është vlera modeste e skuadrës me të cilën Prishtina luan në Ligën e Kampionëve

Sot nga ora 12:00 është hedhur shorti i raundit preliminar në Ligën e Kampionëve.

Prishtina si kampione e Kosovës do të ndeshet me Folgore nga San Marino, shkruan Gazeta Olle.

S.S. Folgore Falciano Calcio është klub amator nga shteti i San Marinos, shtet ky në gadishullin Apenin, apo e rrethuar nga Italia qendrore pranë detit Adriatik me 33.600 banorë dhe me sipërfaqe prej 61 kilometra katror.

Këtë skuadër Transfermarkt e vlerëson me 550 mijë euro, ndërsa skuadra e Prishtinës kap vlerën e 3.65 milionë euro.

SS Folgore, kampion aktual, është skuadra e tretë më e trofeshme me 5 tituj kampioni dhe 4 herë nënkampion, pas La Fioritas me po aq tituj dhe Tre Fiorit me 8 tituj kampioni.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë