Sport

Kjo është vlera e skuadrës së Feyenoordit, kundërshtarit të Dritës

Skuadra e Dritës ka kaluar tutje në UEFA Conference League.

Drita ka kaluar në fazën e dytë të UEFA Conference Leagu pas fitores ndaj Deçiqit me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Tani, skuadra e Dritës do të luajë me super ekipin holandez, Feyenoord.

Vlera momentale e skuadrës së Feyenoordit, kap shifrën marramendëse prej 105.93 milionë euro, sipas “Transfermarkt”

Ndërsa, futbollisti më i shtrenjtë i kësaj skuadre vlerësohet të jetë qendërmbrojtësi Marcos Senesi, i cili momentalisht kushton 19 milionë euro.

Feyenoord është skuadër me histori shumë të pasur, ku edhe ka fituar titullin në Eredivisie plot 15 herë, ndërsa Kupën 13 herë.

Kjo skuadër gjithashtu ka fituar tri tituj evropianë, 1969–70 Ligën e Kampionëve, 1973–74 dhe 2001–02 Kupën e Uefa-s.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri