Sport

Kjo është skuadra në të cilën do ta vazhdojë karrierën Përparim Livoreka

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Përparim Livoreka, do ta vazhdojë karrierën në skuadrën Vjosa nga Shtimjan ë Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Sulmuesi këmbëshpejtë mund të konsiderohet si përforcim i madh i skuadrës kosovare pasi që ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës duke fituar edhe trofe me skuadra të ndryshme.

Lajmi se Livoreka do t’i bashkohet klubit Vjosa, konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info” pranë klubit.

Livoreka në edicionin e fundit ishte pjesë e Vitisë në Ligën e Parë.

Vjosa që drejtohet nga trajneri me shumë perspektiv në futbollin e Kosovës, Erdin Hashani, pritet që në ditët në vijim ti realizojë edhe disa transfere të tjera.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij