Sport

Kjo është skuadra më e penalizuar deri më tani në Superligën e Kosovës

Në Superligën e Kosovës në futboll deri më tani janë zhvilluar 13-të xhiro, teksa Dukagjini del të jetë skuadra më e penalizuar deri më tani, shkruan Zeri.info.

Ndaj skuadrës nga Klina deri më tani janë shpërndarë gjashtë kartonë të kuq, duke llogaritur edhe atë ndaj Bujar Shabanit në ndeshjen ndaj Gjilanit, të cilin pastaj Komisioni për Vlerësim ia heqi, duke e bazuar si të padrejtë.

Përveç kartonëve të kuq, kundër Dukagjinit janë akorduar edhe më së shumti penallti, gjithsejt pesë.

Pas Dukagjinit, si skuadra e dytë më e penalizuar nga gjyqtarët është Gjilani, skuadër ndaj të cilës janë dhënë katër kartonë të kuq dhe ndaj tyre janë akorduar tri penallti.

Ndaj futbollistëve të Llapit janë dhënë tre kartonë të kuq, gjithashtu janë akorduar edhe tri penallti në dëm të tyre.

Pas Llapit vije Drita, ku kundër tyre është akorduar një penallti dhe janë shpërndarë dy kartonë të kuq, shkruan Zeri.info pas një kërkimi të bërë nga 13-të xhirot e zhvilluara.

Pa kartonë të kuq nuk kanë shpëtuar as Prishtina, Feronikeli, Ulpiana, Malisheva e Ballkani. Ndaj këtyre skuadrave është ndarë nga një karton i kuq deri më tash.

Drenica është skuadra e vetme që deri më tani nuk është ndëshkuar asnjëherë me të kuq, por edhe nuk është akorduar asnjë penallti kundër tyre.

Asnjë penallti deri më tani nuk është akorduar as kundër skuadrës së Prishtinës.

Kundër Feronikelit dhe Malishevës janë akorduar nga dy penallti, kurse nga një kundër Dritës, Ballkanit dhe Ulpianës.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *