Lajme

Kjo është shenjë e qartë se keni pasur COVID-19 por, ndoshta nuk e keni ditur

Për muaj me radhë, ekspertë mjekësorë në të gjithë botën kanë studiuar pacientë që kanë pasur sëmundjen e COVID-19 për të zbuluar se si ajo sul.mon trupin.

Një studim në Jeruzalem gjeti diçka që të gjithë duhet të dimë: 50 përqind e pacientëve me koronavirusin e ri përjetojnë dobësim të përgjithshme pas luftimit të infeksionit, qoftë kjo një pamje klinike më e rëndë ose më e butë.

“Të paktën gjysma e pacientëve me COVID-19 vazhdojnë të vuajnë nga dobësi të përgjithshme dhe vështirësi në frymëmarrje për javë apo edhe muaj pas shërimit”, treguan rezultatet paraprake nga një studim izraelit.

Instituti Pulmonar në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem zhvilloi studimin mbi pacientët me COVID-19, të cilët kishin simptoma të lehta deri të moderuara, por edhe ata me pamje të rëndë klinike. Rreth gjysma e tyre kishin të njëjtën simptomë pas shërimit – dobësi e përgjithshme, e cila nuk lidhet me ashpërsinë e sëmundjes.

Studimi madje zbuloi se pacientët me pamje klinike më të butë mund të kenë dëmtime afatgjata të mushkërive, ndërsa ata në gjendje të rëndë nuk duhet domosdoshmërisht të raportojnë vështirësi të ngjashme pas shërimit.

“Ndër simptomat që kemi ekzaminuar, kemi gjetur dobësi të përgjithshme në shumicën e të anketuarve, kollë ose gulçim, shfaqje të embolisë pulmonare, pengim dhe dyshim të hipertensionit pulmonar”, thekson prof. Gabriel Izbicki, drejtor i Institutit Pulmonar.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar