Sport

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Kryendeshja e sotme mes Dritës dhe Llapit është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton FrontOnline.

Ndeshja e pasditës së sotme u mbyll baras pa gola 0:0.

Llapi kishte shënuar golin e epërsisë në pjesën e dytë, por që sistemi VAR ia anuloi.

Pas këtij barazimi, Drita zë vendin e dytë me dy katër pikë, kurse Llapi vendin e tretë me dy pikë.

Nga ana tjetër, Malisheva e ka “demoluar” Ulpianën me rezultat bindës, 1:3.

Në ndeshjen që zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Malisheva fitoi me dy golat e Hysenit (’30,’59) dhe Stullqakut (’56).

Me këtë fitore, Malisheva kryeson tabelën me katër pikë, kurse Ulpiana mbetet në vendin e nëntë me një sosh.

Ndryshe, këto dy ndeshje ishin të vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje