Sport

Kjo është renditja e Kosovës në grupin B

Kosova ka fituar për herë të parë një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionat Botëror, shkruan Gazetasheshi.com

“Dardanët” arritën që të marrin pikë të plota në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë përballje erdhi përmes një autogoli të Davit Khocholava në minutën e 18-të.

Kjo ishte fitorja e parë ndonjëherë për Kosovën, derisa do të luajë dy ndeshje të tjera ndaj Greqisë (5 shtator) dhe Spanjës (8 shtator) në shtëpi.

Me këtë fitore, Kosova ngritet në vendin e tretë në grupin B me tri pikë, kurse Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan në shtëpi ndaj Greqisë, më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit