Lajme

Kjo është përbërja e re e Kuvendit të Mitrovicës, kjo parti ka më së shumti asamblistë

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar numrin më të madh të asamblistëve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit për Mitrovicën Jugore.

Komuna do të drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së pasi ai fitoi në raundin e parë me mbi 50 për qind të votave për kryetar, duke mposhtur Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia prej nga vjen Hamza, ka edhe numrin më të madh të asamblistëve – 14. Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 11, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 6 asamblistë, Forca e Diasporës, AKR, Partia e Drejtësisë dhe AAK nga një asamblist.
Kujtojmë se Bahtiri u rrëzua nga pushteti pas dy mandateve në krye të Mitrovicës.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *