
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shquhet për pasurinë e madhe që ka krijuar duke punuar jashtë shtetit të Kosovës, pasuri kjo që kap shifra milionëshe, shkruan Gazeta Metro.
Bahtiri thotë se ka shumë kompani jashtë shtetit dhe duhet të shikon vlerën e tyre pasi nuk e di saktë pasurinë totale që ka, por pranon se kalon pasurinë 100 milionëshe.
“Mundem me thonë një shifër të cilën nuk e di saktë për shkak se kompanitë që i kam në Holandë dhe kompanitë që kam nëpër vende të tjera duhet me marr secilën prej tyre dhe me vlerësu secilën prej tyre, janë disa miliona, janë më shumë se 100 milionë euro pasuri”,tha Bahtiri.
Bahtiri po ashtu ka treguar se vozit veturë të tipit ‘Range Rover’, bart rroba firmato që të tundojnë dhe nuk dinë sa ka, sepse vajza kujdeset më shumë në përzgjedhjen e tyre../gazetametro.net