Lajme

Kjo është pasuria gati milionëshe e kryetarit të ri të Gjilanit

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, pritet ta marrë në udhëheqje këtë komunë.

Në deklarimin e pasurisë, deputeti aktual i LVV-së ka deklaruar tri shtëpi, një vikendicë dhe rreth 12 hektarë tokë, që mbërrijnë vlerën e 771 mijë eurove.

Të njëjtit në deklarimin e pasurisë i figuron funksioni i deputetit, ligjërues në Kolegjin “Arbëri” dhe në atë të “UBT”-së.

Si pasuri të luajtshme ai e ka deklaruar edhe një motoçikletë të tipit “Ducati S2R 800” në vlerë prej 2200 eurove.

Kryetari i ri i Gjilanit ka kredi në vlerë 7500 euro, të cilat thuhet se i ka marrë për studime, vetura dhe nevoja personale. /Lajmi.net/

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *