Lajme

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Podujevës, mbi 40.000 euro kursime

Shpejtim Bulliqi, i Lëvizjes Vetëvendosje, fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe do ta drejtojë komunën të paktën deri në zgjedhjet e rregullta që zhvillohen vitin e ardhshëm.

Kandidati nga radhët e Vetëvendosjes deri më tani ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Nga këto dy punë si dhe në Komisionin Parlamentar ku merr pjesë, Shpejtim Bulliqi fiton rreth 16.000 euro në vit.

Ndërsa bashkëshortja e tij është e punësuar në QKMF në Podujevë dhe merr një pagë prej 380 euro në muaj.

Nga këto të ardhura, kryetari i ardhshëm i Podujevës, ka arritur të kursej në bankat e Kosovës rreth 43.000 euro.

Bulliqi posedon një shtëpi të blerë në vitin 2006 me vlerë 25.000 euro, një tokë me vlerë 30.000 euro dhe një banesë të përbashkët me bashkëshorten me vlerë 56.000 euro të blerë nga kursimet, transmeton IndeksOnline.

Ai duket se nuk është ndonjë marakli i madh i veturave pasi që posedon një Golf të vitit 2004 dhe një Ford të vitit 2009 që së bashku kushtojnë 11.000 euro.

Bulliqi i ka edhe 5.000 euro borxh të cilat do t’i paguaj në një kohëzgjatje prej 3 vite.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Këta janë 47 personat që nuk mund të kandidojnë për deputetë

Lajme

A iu bë e padrejtë Albin Kurtit? Enver Hasani flet në Pressing

Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt