Sport

Kjo është paga marramendëse që e kërkon Neymar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sipas Jugones, Neymar nuk është ende gati ti ulë kërkesat e tij në tavolinë, edhe pse ai do të luajë sezonin e ardhshëm ose për Real Madridin ose për Barcelonën.

Real Madrid dhe Barcelona po vazhdojnë të luajnë luftën e ftohtë për Neymar. Por, në mes të thashethemeve dhe spekulimeve asnjëra nuk janë afër për të nënshkruar me yllin brazilian.

Nëse një marrëveshje me PSG është vështirë e arritshme, edhe paga që kënaqë lojtarin është një detyrë e veçant. Por sipas Jugones, lojtari tashmë i ka kushtet e tij në tavolinë dhe ato janë të larta edhe për klube të mëdha si Madridi dhe Barcelona.

Neymar, kërkon 35 milionë euro në vit dhe kontratë pesë vjeçare.

Jashtë asaj që kërkon një kontratë pesë vjeçare, sulmuesi i PSG dëshiron që ti fitojë neto 35 milionë euro në sezon për periudhën pesë vjeneto 35 milionë euro në sezon për periudhën pesë vjeçare.

Një tjetër problem për Real Madridin do të jetë se si do të ndihen lojtarët e tjerë të klubit nëse Neymar paguhet kaq shumë.

Megjithatë, sipas Jugones, ky nuk do të jetë një problem për pagat e lojgarëve që ekzistojnë në mes të Neymar dhe skuadrës pasi që lojtarët do ta kuptojnë se është një pagë e përshtatshme për një yll futbolli të kalibrit të tij.

Kështu që cilado që e merr dhe pranon kërkesat e Neymar, çmimi i oparcionit do të jetë 175 milionë euro veç paga për pesë vite, plus paratë që do ti paguhen PSG-së për ta bërë transferin.

Do të ishte një shumë e madhe e cila do të këtë një ndikim tepër të madh në afatet e ardhshme të transferëve për cilindo klub që do të nënshkruajë me të.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv