Lajme

Kjo është oferta e LDK-së për Kurtin lidhur me dialogun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për çështjen e dialogut. Kreu i LDK-së ka thënë se para Kurtit kanë bërë një qartësim, kërkesë dhe një ofertë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ia kanë qartësuar Kurtit se të gjitha dokumentet që i ka pasur Qeveria Hoti në lidhje me dialogun ia kanë dorëzuar Kurtit. Ai po ashtu tha se i kanë kërkuar Kurtit të qartësojë pozicionin e Qeverisë në raport me dialogun dhe i kanë dorëzuar ofertën lidhur me pozicionin politik të LDK-së në dialog.

“Sot mbajtëm takimin e parë, biseduam për çështjen e dialogut, kryeministri na njoftoi për qëndrimet e tij, ndërkaq ne bëmë një qartësim mbi dokumentet e dorëzuara te kryeministri, rikonfirmuam se të gjitha dokumentet i janë dorëzuar, bëmë kërkesë lidhur me pozicionin politik që ka kjo qeveri në dialog dhe ta prezantojnë Kuvend dhe bëmë një ofertë ku ia dorëzuam një dokument mbi pozicionin e LDK-së për dialogun”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku po ashtu tha se në dokumentin e dorëzuar kanë kërkuar përfshirjen më të madhe të Amerikës në dialog. Ai ka thënë se LDK nuk ka nevojë të jetë pjesë e dialogut, pasi Kosova nuk ka nevojë për ekipe negociatore sepse e ka Qeverinë e saj.

“LDK është pjesë e institucioneve, pra është pjesë e dialogut. Kosova nuk ka nevojë për ekipe negociatore se e ka Qeverinë”, u shpreh ndër të tjera ai.

Dokumenti i plotë:

Postime të ngjajshme
Lajme

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune