Sport

Kjo është ndeshja kryesore e ditës së sotme në Ligën e Parë

Sot do të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje në kuadër të Ligës së Parë, ku vëmendja do të jetë në derbin tradicional të Rrafshit të Dukagjinit ndërmjet Vëllaznimit dhe Lirisë.Dy klubet e mëdha por që prej kohësh kalojnë momente të vështira, ballafaqohen sot në Gjakovë ku synim e kanë vetëm fitoren, me të cilët gjakovarët do të stabilizoheshin në tabelë ndërsa prizrenasit do të merrnin kreun e saj.

Përpos duelit mes kuqezinjve e bardhezinjve, sot do të luhen të gjitha ndeshjet tjera të Grupit A, ku spikat sfida mes Malishevës dhe Istogut, që e kanë nisur pozitivisht edicionin e ri.Në Mitrovicë, Trepca do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ndërsa dy takimet tjera do të jetë Drenasi – Vushtrria dhe Onix – A&N.
Në anën tjetër, ndeshja e vetme e ditës në Grupin B do të jetë ajo mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozhoranit.Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Vëllaznimi – Liria

Malisheva – Istogu

Trepça – Dukagjini

Drenasi – Vushtrria

Onix – A&N

GRUPI B

Ulpiana – Vllaznia

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme