Lajme

Kjo është mosha e gjashtë viktimave të fundit nga koronavirusi

Ka arritur në 1 mijë e 290 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë gjashtë persona nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 1 mijë e 290 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, viktimat janë nga Prishtina, Ferizaj, Gjakova, Prizreni, Obiliqi dhe Suhareka.

Në anën tjetër mosha e viktimave është nga 54 deri në 80 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /

Postime të ngjajshme
Lajme

Zhduket një 15-vjeçare në Prizren, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Lajme

“Se vdiq edhe zemra jem pa ty”, fjalët prekëse të babait të 15 vjeçarit që humbi jetën sot në Prizren

Lajme

Kurti prezanton një ardhje të re në parti

Lajme

Deputeti i Kosovës ftohet për inagurimin e Presidentit Biden