
Ka arritur në 1 mijë e 332 numri i viktimave nga koronavisuri në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe shtatë viktima nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 1 mijë e 332 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus, shkruan lajmi.net.
Siç ka bërë të ditur IKSHPK-ja, mosha e viktimave është nga 58 deri në 87 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç)”, thuhet në njoftim.