Lajme

Kjo është letra paralajmëruese që burri i Vjosa Osmanit ia çoi Floretë Zejnullahut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Florentë Fejzullahu ka deklaruar sot se është kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, përmes një letre të cilën e ka dërguar në adresë të saj.

Në letrën të cilën i është dërguar deputetes Fejzullahu theksohet se kjo ka të bëjë me një deklaratë të bërë nga kjo e fundit në Kuvendin e Kosovës më 16 korrik, ku ndër të tjerash thuhet se është thënë se “Familja presidenciale e Osmanit po e trajton Kosovën si Monarki”.

Nga Fejzullahu është kërkuar që të kërkojë falje publike, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, Prindon Sadriu ka theksuar se do të bëjë padi civile për shpifje ndaj deputetes së PDK-së, Florentë Fejzullahu.

Përpos Florentë Fejzullahut e kërcënuar së fundi nga Prindon Sadriu ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Në dy letrat e siguruara nga lajmi.net, bashkëshorti i Vjosa Osmani ka kërkuar kërkim falje dhe ka përmendur padinë civile teksa letra u dërgua nga adresa presidenciale. /gazetametro.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë