Lajme

Kjo është letra e Joe Biden drejtuar Vuçiqit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“Ndërkombëtarët janë deklaruar qartë, se nuk do të ketë “Bosnjëzim të Kosovës””

Publcisti dhe analisti politik Gani Qarri, ka folur për Asociacionin e cila është temë diskutimi në Kosovë.

Qarri thotë ishte 31 janari i këtij viti, kur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati thirrur një takim, pa pëlqimin e Qeverisë së Kosovës, për hapjen diskutimeve rreth Asociacionit.

Sipas tij, takimi u organizua me akterë politik pa pozita shtetërore dhe pjesëtar të shoqërisë civile, ditën kur në media u publikua edhe lajmi “ekskluziv” se SHBA, madje e kishte kushtëzuar edhe futjen në rend dite të aplikimit të Kosovës, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, me formimin e asociacionit, ani pse aplikimi i Kosovës, nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ishte dorëzuar, në Strasburg, qysh në maj të vitit të kaluar.
close

“Madje edhe pse nuk dihej fare se si do të realizohej një asociacion i tillë në Kosovë, kushtëzimi amerikan ishte mbështetur edhe nga Gjermania, Italia dhe Franca, të cilat njihen edhe si shtetet kryesore mbështetëse të Kosovës si dhe shtytësit më të mëdhenj të një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në dialogun mbi një-dekadësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Qarri shton se, pas konkretizimit të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt në Bruksel, dakordimit të aneksit të marrëveshjes më 18 mars në Ohër dhe kërkesës së ndërkombëtarëve për inicimin e kësaj ngrehine “sui generis” në vendin tonë, Kosovës i janë ofruar si “ngushëllim” edhe 15 modele evropiane të trajtimit të minoriteteve, për shqyrtim dhe nxjerrjen e formulimit se si mund të përshtatet trajtimi i pakicave në Evropë me vet menaxhimin e pakicave në Kosovë, që parimisht, kërkohet vetëm për serbët, por jo edhe për pakicat tjera në Kosovë, madje pa reciprocitet edhe për shqiptarët e mbetur nën Serbi.

“Fakt është se kryeministri Kurti ka arritur t`ia ndërrojë emrin, apo titullin kësaj ngrehine të panjohur deri më tani në Kosovë, as vendet përreth, duke e emërtuar nga asociacion, në vetmenaxhim komunash, ku do të përfshihen edhe shqiptarët dhe pjesëtarët e pakicave jo-serbe, në mënyrë që kjo, të mos rrëshqas në ndonjë të ashtuquajtur “asociacion” një etnik, në Kosovën multietnike. Po ashtu gëzon shumë fakti se, menaxhimi i komunave, nuk do të ketë pushtet të tretë as kompetenca ekzekutive, gjë të cilën me deklaratat e tyre, e fuqizojnë edhe ndërkombëtarët, ndaj krijimi i një ngrehine të tillë, do të marrë kohë, pikësëpari përderisa të interpretohen modelet e ofruara evropiane për shqyrtim, pastaj përplasjet me Vuçiqin dhe ndërhyrjet nga Serbia, që “vetmenaxhimi i komunave” të ketë status ekzekutiv dhe të krijohet në formë të një “republika srpska” edhe në Kosovë, njëjtë si në Bosnje e Hercegovinë”, thekson Qarri.

Ai shton se habit fakti se si vetëm për serbët kërkohen trajtime të veçanta dhe konstrukte me të drejta speciale, përderisa në FYROM, mese 1/ 3 e popullsisë, janë shqiptarë, por nuk gëzojnë të drejtën e kombit shtetformues, apo ndonjë trajtim tjetër special, nuk u është ofruar kurrë asociacion, as çfarëdo e drejte e veçantë nga të tjerët, siç nuk kanë asociacion shqiptarët në Mal të Zi, as në Serbi.

“Prandaj përderisa asociacioni vazhdon të mbetet një kushtëzim i patejkalueshëm, vetëm për Kosovën, “Kosova do të detyrohet medoemos, që të adoptojë një apo disa modele më konstruktive evropiane, për krijimin e një entiteti jo ekzekutiv, i cili do duhej emërtuar si “Vetmenaxhim i Komunave të Kosovës me pjesëtarë të pakicës serbe dhe të tjerët” që jetojnë në ato komuna dhe ashtu siç shprehet në vijimësi edhe kryeminstri Kurti, “zajednicë”-jo, nuk do të ketë, përderisa edhe ndërkombëtarët janë deklaruar qartë, se nuk do të ketë “Bosnjëzim të Kosovës””, thotë ai.

“Kështu që krejt këto trysni e jashtëzakonshme mbi vendin tonë, duhet të tejkalohen me shumë vëmendje, që zgjidhja për pakicën serbe të mos imponohet si asociacion një etnik, që do ta destabilizonte vendin dhe rrezikonte tërësinë territoriale të Kosovës, por të parashtrohet si një formë e thjeshtë “vetmenaxhimi të komunave” pa kompetenca ekzekutive, me shpresën se kjo do t’i paraprinte një marrëveshje bazë gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç citohej edhe në letrën dërguar presidentit serb, nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i kishte kërkuar zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që shteti që ai udhëheq ta arrijë një marrëveshje me Kosovën, që do të përfshinte njohjen e saj si shtet i pavarur.

Biden kishte theksuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Për herë të parë, një mesazh i llojit të tillë është dërguar nga SHBA-ja në mënyrë kaq eksplicite në një letër që parashikohet të jetë më protokollare, ku nënvizohet se zgjidhja e problemit me Kosovën, për Serbinë është veçse ta njohë atë si shtet të pavarur.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat