Lajme

Kjo është gruaja që denoncoi burrin e saj se e shiti te Haxhi Avdyli

Gazeta Sinjali ka raportuar se një grua nga fshati Shirokë i Suharekës me iniciale A.K., në tetor të vitit 2018 ka deklaruar në polici se burri i saj me iniciale N.K., e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm.

Në mesin e burrave që A.K., i ka përmendur në deklaratën e saj, të cilën ditë më parë e publikoi të plotë Gazeta Sinjali, është edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Haxhi Avdyli.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë fotografi të gruas në fjalë.

Haxhi Avdyli në një prononcim për Gazetën Sinjali e ka mohuar kategorikisht se ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Madje, ai pati thënë se këto janë inskenime dhe se ndoshta janë bërë nga armiqtë e tij.

“Çka je tu folë ti, për herë të parë po dëgjoj. Këto janë shpifje para zgjedhjeve. Kjo është e turpshme. Nuk ekziston ky emër e ky rast për mu. Një emër inekzistent. Ky është inskenim, kushdo që e ka paguar këtë person. Kurrë nuk jam intervistuar, as nuk më ka thirrë askush. Nuk ekziston ky person e burri i saj për mu. Krejt këto janë inskenime. Këto bëhen me qëllim për dëmtimin e dikujt, sepse u ka hy uji i ndryshimit. Dikush asaj ndoshta i ka dhënë pare me folë. Në 2017 ka pasë zgjedhje ndoshta. Ndoshta janë edhe armiqtë e mi”, kishte thënë Avdyli.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shuhet NISMA në Leposaviq, komplet dega kalon në Vetëvendosje – Bahtiri: Albin Kurti do të kujdeset për këto fshatra strategjike të banuara me shqiptarë

Lajme

E dhimbshme: Vdes 31 vjeçarja nga Mitrovica, vuante nga kanceri

Lajme

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët