Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e pronarëve të argjendarisë në Prizren që u plagosën nga grabitësit

Dy burra, babë e bir, janë në gjendje shëndetësore stabile.

Ata u plagosën të hënën mbrëma në biznesin e tyre, argjendari në qytetin e Prizrenit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdiaj, ka thënë se të dy, babai 61-vjeçar dhe i biri 28 janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

“Ata janë trajtuar ne emergjencë fillimisht dhe janë hospitalizuar, njëri në ortopedi, tjetri në kirurgji. 61-vjeçari pasi është kontrolluar për herën e dytë është transferuar për në QKUK”, është shprehur Avdiaj.

“Sipas raporteve që kemi të dy janë me parametra stabil, janë jashtë rrezikut”.

Ndërkohë nga policia kanë konfirmuar se nuk kanë arritur ende që të identifikojnë ndonjë person si të dyshuar në lidhje e plagosjen e dyfishtë.

Related posts
Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *