Lajme

Kjo është gjendja pas vërshimeve në Rahovec

As komuna e Rahovecit nuk u ka shpëtuar vërshimeve nga reshjet e shiut. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë Komunë, Hasan Përboqi, në një postim në “Facebook”, ka thënë se disa lagje të qytetit dhe disa fshatra të komunës janë të prekura nga vërshimet.

Përboqi ka bërë të ditur që në terren janë edhe ekipet emergjente që për të evituar dëmet e mundshme.

Postimi i plotë:

Reshjet intensive të shiut, sot mëngjesin e hershëm përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.

Zonat më të prekura nga vërshimet janë: Fortesa, një pjesë e qytetit të Rahovecit, Çifllaku, Dejni, Polluzha, Pastaseli, Xërxa, Sapniqi, Ratkoci dhe Pataqani i Poshtëm.

Ekipet emergjente kanë dalur në terren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe me kapacitetet që posedojmë po përpiqemi të ju qëndrojmë afër, andaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj bashkëqytetarë.

Me vendimin e Kryetarit Smajl Latifi janë formuar edhe komisionet e vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në amvisëri, dhe nga dita e nesërme do dalin në terren për evidentimin e dëmeve të mundshme.

Shpresojmë që reshjet do të ndalen dhe t’i kthehemi normalitetit.

Për më shumë ju lus t’i shihni pamjet.

Postime të ngjajshme
Lajme

E dhimbshme: Vdes 31 vjeçarja nga Mitrovica, vuante nga kanceri

Lajme

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus