Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Pikë kalimi kufitar në Merdarë po vazhdon të mbetet me fluksin më të madh edhe sot.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë.

Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë deri në 300 minuta, derisa kolonat në dalje janë nga 2km.

Kurse pritje të gjata janë shënuar edhe në pikën kufitare në Vërmicë ku për të hyrë nga kjo pikë kalimi pritjet shkojnë nga 60 deri në 70 minuta kurse kolona në hyrje është e gjatë 3km.

Pritje të gjata janë regjistruar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku për të dalë po pritet 110 e minuta kurse për të hyrë 20 minuta. Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 50 metra kurse në dalje 500 metra.

Edhe në pikëm kufitare në Jarinje pritjet në dalje janë nga 45 deri në 50 minuta, kurse në hyrje deri në 30 minuta. Ndërkaq kolona në hyrje është e gjatë 300 metra kurse në dalje 500 metra.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar