Lajme

Kjo është gjendja e policëve të lënduar nga serbët në veri, flasin nga QKUK-ja

Katër policë të Kosovës kanë kërkuar sot ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas lëndimeve të marra në veriun e vendit.

Policia e Kosovës nisi mëngjesin e sotëm një aksion atje për të ndaluar krimin dhe kontrabandën.Mjeku kujdestar Leutrim Hajdari thotë se gjendja e policëve është stabile.

“Në QKUK janë sjellë katër policë nga Spitali i Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm te ne. Dy prej tyre kanë pasur lëndime më serioze dhe në bazë të analizave që i kemi bërë, njëri prej tyre ka pasur trupa të huaj në pjesën e kokës ndërsa tjetri në pjesën e krahut”, tha ai për RTK-në.

“Ne mendojmë se trupat e huaj janë si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur atje dhe nga aty kanë pësuar këto lëndime”, shtoi ai.“Pas analizave dhe trajtimit gjendja e tyre është stabile dhe janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi Hajdari. /reporteri.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna