Sport

Kjo është gjendja e Bernard Challandesit pas infektimit me koronavirus

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është infektuar me koronavirus, raporton Zeri.info.

Trajneri zviceran ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e kryer para ndeshjes miqësore Shqipëri – Kosovë (2:1) e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se gjendja shëndetësore e Challandesit është e mirë.

“Gjenda shëndetësore e tij është e mirë. Ai nuk ka asnjë problem dhe asnjë simptomë dhe nesër do ta bëjë edhe një test dhe shpresojmë se do të dal negativ”, ka thënë Eroll Salihu për Zeri.info.

Kosovën ndaj Shqipërisë e ka drejtuar ndihmësi i Challandesit, Muharrem Sahiti.

Postime të ngjajshme
Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare

Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje