Sport

Kjo është deklarata e Nuhiut para derbit në mes të Dritës dhe Gjilanit

Të dielen zhvillohet derbi i madh lokal në mes të Dritës dhe Gjilanit.

Ndeshja e shumë pritur do të luhet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00, ku pritet spektakël nga të dy skuadrat, shkruan Gazeta Olle.

“Intelektualët” kërkojnë vazhdimin e serisë së mirë, ku edhe gjenden në krye të tabelës, ndërsa për “Skifterat” një fitore do të thoshte, shumë pasi nuk e kanë nisur ashtu siç pritej sezonin e ri.

Trajneri i bardhekaltërve, Ardian Nuhiu ka folur para derbit, duke theksuar se kjo ndeshje ka një veçanti për tifozët e klubit.

“Ndeshje e veçantë për ne e veçanarisht për tifozët tanë. Në këtë takim kemi krijuar një ide për mënyrën se si do t’i qasim dhe besoj se do të përformojmë në mënyrën me të mirë. Në derbi nuk shikohet se çfarë starti ka pasi gjithçka flitet me përformancën mbrenda në fushë”, tha Nuhiu për RTV Dukagjini.

Drita deri me tani ka grumbulluar 11 pikë dhe ndanë vendin e parë në tabelë me Ballkanin. Ndërsa Gjilani nuk ka pasur start të mirë, pasi ndodhet në pozitën e pestë me pesë pikë më pak se rivali lokal.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit