Sport

Kjo është deklarata e Morinës pas triumfit ndaj Flamurtarit

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ia ka bërë sefte duke triumfuar për herë të parë këtë sezon në Ligën e Parë.

Skuadra “bardhekaltër” ka shënuar fitore ndaj ekipit kryeqytetas, Flamurtari, me rezultatin e thellë, 3-0, shkruan Sheshi.info

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

“Është fitorja e parë, mirëpo kjo fitore është meritë e lojtarëve sepse patëm një angazhim shumë të madh, qarkullimi i tipit ka qenë shumë i mirë kundër një Flamurtari që din me luajt futboll edhe m’i bo telashe ekipeve kundërshtare. Mendoj që pas startit jo ashtu siç është pritur në klub, po besoj që ekipi do zgjohet. Gjithë këtë kohë kemi punuar shumë mirë. Mendoj që ende nuk kemi dal nga kriza, por po japim sinjale që këta djem dinë me luajt futboll”, ka thënë Morina për ‘Art Sport’.

Skuadra e Ferizajt pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara ka arritur t’i grumbulloi 5 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës