
Ismet Munishi e nis me barazim ‘misionin’ e tij te FC Ballkani, teksa luajti pa gola në udhëtim te Dukagjini, raporton Gazetasheshi.com.
Tekniku kryeqytetas është ndarë i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës, teksa theksoi se rezultati i barabartë ishte edhe epilogu më i drejtë për këtë përballje.
“Të dy ekipet kishin rastet e veta dhe kanë mundur ta fitojnë ndeshjen. Mendoj se epilogu real i këtij takimi ishte rezultati i barabartë. Në këtë ndeshje të mirë edhe referimi ishte i mirë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.
Në kuadër të javës së dytë ekipi i Ballkanit takohet me Feronikelin. Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë.
Aktualisht Ballkani me një pikë renditet në mesin e tabelës në javën e parë të Superligës.