Sport

Kjo është deklarata e Fadil Ramës, pas barazimit ndaj Gjilanit

Fadil Rama shprehet i kënaqur me barazimin ndaj Gjilanit, të cilin e konsideron rezultat real të takimit.

Trajneri i Drenicës ka thënë se skuadra pati shumë telashe në fillim të kampionatit, duke theksuar që është i kënaqur me pesë pikë, përcjellë Gazeta Olle.

“Ka qenë një ndeshje e fortë, e mirë nga dy skuadrat. Patëm mundësi të dy skuadrat, por barazimi është epilogu real”, u shpreh Rama për Art Sport.

“Duke marrë parasysh që kemi filluar me vonesë stërvitjet dhe orarin e vështirë në fillim, e po ashtu edhe mungesat e shumta, jemi të kënaqur me pesë pikët në ndeshjet e para. Besoj që do të përmirësohemi edhe më shumë”, shtoi trajneri i Drenicës.

Drenica në xhiron e ardhshme udhëton drejt Suharekës për t’u ndeshur me Ballkanin.

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Prishtina, kuqezinjtë janë konsoliduar duke renditur një fitore dhe dy barazime.

Postime të ngjajshme
Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume

Sport

Ronaldo vendos ultimatum: Juventus transferon dyshen e La Ligas për 100 milionë euro