Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë tejet i lumtur me trofeun e Kupës së Kosovës.

Llapi mposhti Dukagjinin në penallti duke fituar trofeun e parë në histori të klubit, si dhe ka siguruar daljen në Evropë, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Batatina i emocionuar tha se rinia duhet të marrë mësim nga ai dhe që ka arritur ta shkruajë historinë me skuadrën llapjanë.

“Mendoj që është një emocion i madh, shume gjenerata kanë sakrifikuar që ne ta arrijmë këtë gjë. Trimat i përcjell fati, unë nuk jam dorëzuar asnjëherë”.

“Sot bashkë me ne do të zbret edhe legjenda Fadil Vokrri, sepse meritat e tij janë të mëdha që ne luajmë sot këtu. Kam luftuar gjithmonë, rinia duhet të marrin mësim nga unë. Arrita që ta shkruaj historinë me këtë skuadër” theksoi trajneri i Llapit.

Edicionin tjetër, Llapi do marrë pjesë në gara evropiane, me saktësisht në Ligën e Konferencës.

Postime të ngjajshme
Sport

Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve

Sport

Batatina: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, ne jemi Llapi i Fadil Vokrrit

Sport

Skuadra e Ligës së Parë iu jep shkollë atyre të Superligës, nënshkruan me sponsorin e Kosovës dhe bën prezantim fantastik të fanellave

Sport

EKSKLUZUVE: Ilir Avdyli pritet që të transferohet te kjo skuadër