Sport

Kjo është deklarata e Batatinës, pas eliminimit nga Liga e Konferencës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se ekipi i tij ka fituar një përvojë të madhe me paraqitjen në garat evropiane.

Llapi barazoi 1:1 me Shkupin në ndeshjen e dytë në Prishtinë, por u eliminua në raundin e parë të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 3:1, pasi në duelin e parë pësoi humbje në udhëtim 2:0.

“Është hera e parë që u paraqitëm në garat e Evropës dhe fituam përvojë të madhe. Përkundër që u eliminuam, ne treguam se futbolli i Kosovës ka ecur përpara. Patëm një paraqitje të mirë dhe futbollistët e dhanë maksimumin nga vetja. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por nuk arritëm të shënojmë dhe kjo na penalizoi në pjesën e dytë. Shkupi më shumë ka luajtur në pjesën defanzive derisa ne kemi sulmuar vazhdimisht. Ne i kemi humbur dy ndeshjet nga Shkupi, por treguam se ishim shumë ekip më i mirë. Po ashtu, na mungoi edhe fati pasi nuk shfrytëzuam rastet që i patëm”, tha Batatina që shtoi se ekipi i tij u dëmtua për dy penallti.

Postime të ngjajshme
Sport

Edon Zhegrova e merr një superlajm

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato

Sport

Interi vjen me lajmin e fundit për Christian Eriksen