Sport

Kjo është deklarata e Agim Maliqit pas fitores ndaj Flamurtarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit me rezultatin 3:1, në takimin e zhvilluar sot në Therandë, në kuadër të javës së 11-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Skuadrën e Ballkanit drejt këtij triumfi e ka udhëhequr ndihmës trajneri Agim Maliqi, i cili mori timonin e skuadrës në mungesë të trajnerit Ismet Munishi.

Maliqi në një prononcim për BlicMedia është shprehur i lumtur me lojën e treguar nga futbollistët e tij në këtë përballje tejët të rëndësishme.

“Jemi të kënaqur shumë me ekipen, si dhe me angazhimin e pashoq. Lojtarët i krynë detyrat të cilat javë kemi parashtruar gjatë javës”, ka thënë fillimisht Maliqi.

“Një ndeshje e fituar me plot meritë, edhe njëherë i urojmë futbollistët për angazhim të pashoq në fushë.
Falendërojmë edhe presidentin e klubit që është gjithmonë afër lojtarëve”, ka deklaruar Agim Maliqi.

Ballkani pas kësaj fitoreje rënditet në pozitën e dytë në rënditjen tabelare me 23 pikë të tubuara, një më pak se lideri momental Gjilani. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv