Lajme

Kjo është data nga kur pritet aplikimi i taksës në Autostradat e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Reagime të mëdha në Kosovë ka pasur aplikimi i taksës në “Rrugën e Kombit” nga shteti shqiptar.

Kostoja e papërballueshme, jo rrallë herë kishte shkaktuar pakënaqësi jo vetëm tek kosovarët, mirëpo edhe tek shtetasit e veriut të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

E kosovarët së shpejti do të paguajnë biletë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës.
Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga ministria e Infrastrukturës.

Zëvendësministri, Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet të fillojë këtë vit.

“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave. Faktikisht nuk do të ndodh këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë me kry studimin e fizibilitetit dhe me pa sa do të jetë kostoja”, thotë ai.

Sidoqoftë, nga ministria e Infrastrukturës premtojnë se kostoja nuk do të jetë sa ajo e “Rrugës së Kombit”.

Sipas tyre, do të shkohet me kosto minimale për mbulimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes.

“Kurrsesi nuk do të jetë sa e Rrugës së Kombit, ne do të shkojmë me kosto minimale sa të mbulojmë shpenzimet e mirëmbajtjes”, thotë Kadriu.

Taksa në “Rrugën e Kombit”, si efekt zingjiror ka shkaktuar edhe rritjen e çmimit të biletave të udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri.

Lidhur me këtë, para disa ditësh ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Sipas tij një taksë e tillë është ndëshkim për kosovarët, dhe si e tillë duhet të hiqet. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat