EURO 2020

Kjo është data kur do të zhvillohet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës

Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinalist në “Euro2020”.

Në dy përballjet çerekfinale të zhvilluara sot, shijuam futboll fantastik nga katër kombëtare, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e parë u zhvillua mes Zvicrës dhe Spanjës, e cila shkoi deri në penallti.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, ndërsa në vazhdime nuk pati gola. Pas ekzekutimit të penalltive, më të mirë ishin spanjollët, të cilët fituan me 3-1.

Në ndeshjen e dytë, Italia triumfoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1, duke u bërë kombëtarja e dytë që siguron gjysmëfinalen.

Kjo do të thotë se Spanja do të përballet me Italinë, ndeshje e cila do të jetë shumë e nxehtë.

Ndeshja gjysmëfinale do luhet me 6 korrik në Wembley të Londrës.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020