Lajme

Kjo është asambleistja ‘pasanike’ e LDK-së që kaloi në Vetëvendosje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një postim të tij në Facebook njoftoj se partisë së tij po i bashkohet edhe një asambleiste e LDK-së nga komuna e Ferizajit, Yllka Neziri.

Ajo aktualisht është deputete në Kuvendin e Komunës së Ferizajit dhe duke qenë në këtë pozitë ajo ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar poashtu edhe pasurinë e bashkëshortit të saj, si pasuri të pëbashkët.

Kështu tek pasuria e paluajtshme, ajo ka deklaruar se posedon rreth gjysëm milioni pasuri apo 470 mijë euro pasuri të paluajtshme duke përfshirë tri banesa dhe një lokal.

Ajo ka deklaruar edhe dy vetura, njërën në vlerën 10 mijë euro në emër të bashkëshortit dhe tjetrën 5.500 euro në pronësi të saj.

Të ardhurat vjetore sic i ka deklaruar Neziri janë në vlerë të madhe, duke përfshirë dy paga të saj dhe një të bashkëshortit. Ajo ka deklaruar se të hyrat vjetore të tyre janë në vlerën mbi 72 mijë euro.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore