Lajme

Kjo është 22 vjeçarja më e votuar në Durrës, pritet të bëhet deputetja më e re e Kuvendit në Shqipëri

Durrësi është një ndër qarqet ku numërimi i kandidatëve po vijon me ritme të ngadalta. Deri më tani nga 481 qendra votimi në total janë numëruar vetëm 273 qendra.

Sipas të dhënave nga KQZ, sa i përket listës së Partisë Demokratike deri më tani më e votuara është një emër jo shumë i njohur dhe që kandidon për herë të parë, Andia Ulliri me 5249 vota, në vend të dytë renditet Manjola Luku me 4051 vota, ndërsa i treti është Igli Cara me 3230.

Gjithashtu kujtojmë se PD në Durrës ka siguruar 6 mandate dhe pjesë e listës fituese nuk rezultojnë dy nga më të votuarit, pasi Luku është e 9 në listë ndërsa Cara është i 7.

Kujtojmë që Partia Socialiste është fituese e zgjedhjeve në Shqipëri.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin