Lajme

Kina befason me numrin e ri të rasteve me koronavirus

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë regjistruar 49 raste të reja të koronavirusit.

Nga këto raste, 33 ishin të personave të infektuar brenda vendit dhe 30 prej tyre u regjistruan vetëm në rajonin e skajshëm perëndimor, Xinjiang, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Tri rastet tjera të transmetuara në nivel lokal u raportuan në provincën verilindore, Liaoning, që shtrihet pranë kufirit me Korenë Veriore.

Përpos rasteve me simptoma, u shënuan edhe 20 raste të personave të infektuar por që nuk kanë simptoma, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Gjashtëmbëdhjetë raste të tjera u regjistruan në rajone të tjera, përfshirë Shangain, Shandongun dhe Hubein.

Kina ishte shteti i parë që regjistroi zyrtarisht persona të infektuar me koronavirus.

Kjo ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani virusi është përhapur pothuajse në tërë botën.

Postime të ngjajshme
Lajme

Flet mjeku i klinikës ku ndërroi jetë pacientja 7-vjeçare

Lajme

Shkon për vizitë në Spitalin e Gjakovës, vdes 76 vjeçari

Lajme

“Maska kancerogjene në treg” – Kosova i kthen mbrapshtë 50 mijë copë të blera në Kinë

Lajme

COVID-19: Vdes edhe një person nga Gjilani