
Ylli rus, Khabib Nurmagomedov pasi është larguar nga UFC-ja duket se po e mendon një sport tjetër, përcjell “Zeri.info”.
Luftëtari i UFC-së e mbylli karrierën e tij në vitin 2020, teksa është rikthyer dhe ka treguar se është i gatshëm të luajë futboll.
32-vjeçari që është mik me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon ka thënë se ai ka biseduar me të si dhe presidentin e UEFA-s, pasi siç ka thënë ai është ëndërr e fëmijërisë për të luajtur futboll.
“Të luash futboll në një nivel profesional është një ëndërr e fëmijërisë. Futbolli është mbreti i sportit. Kam biseduar për këtë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me pronarin e PSG-së dhe Cristiano Ronaldon”, ka thënë Khabib.
Luftëtari kampion ka treguar edhe skuadrën e ëndrrave.
“Spartaku i Moskës pa dyshim që është fantastik, por klubi i ëndrrave të mia është Real Madridi”, tregoi ai. /