Sport

Khabib do t’i rikthehet UFC-së vetëm për këtë kundërshtor, jo për McGregorin

sh-kampioni i peshave të rënda në UFC, Daniel Cormier është optimist se Khabib Nurmagomedov do t’i rikthehet kafazit.

Megjithatë, sipas Cormier, Khabib do të rikthehet në UFC vetëm nëse i jepet një ndeshje kundër Georges St-Pierre, shkruan “Zeri.info”.

Presidenti i UFC-së, Dana White do të takohet me Khabibin në janar, ku do ta diskutojnë rikthimin e tij.

White synon që ta bindë rusin të ripërballet me Connor McGregorin .

Por, sipas Cormier, Khabib nuk do ta pranojë këtë ofertë.

“Unë e njoh Khabib personalisht, e di se Dana dëshiron që të marrë rimeçin mes tij dhe McGregor, por unë besoj se ai kërkon një sfidë shumë të madhe, një sfidë historike pasi Khabib dëshiron që ta bëjë historinë dhe e di se një fitore ndaj St-Pierre kërkohet shumë nga ai” – ishin fjalët e Cormier. /

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi