Sport

KF Shkëndija prezanton drejtorin menaxhues të klubit

Skuadra e KF Shkëndija me anë të një njoftimi në faqen zyrtare  ka prezantuar drejtorin menaxhues të klunit, shkruan BlicMedia.

Uran Vitia është zgjedhur Drejtor Menaxhues i KF SHKËNDIJA, pozitë kjo e cila i është besuar nga organet drejtuese të klubit.

Ky është njoftimi nga klubi.

Uran I. Vitia Drejtor Menaxhues i KF SHKËNDIJA

Po vazhdon edhe më tutje konsolidimi i mirëfillt i klubit tonë, pas konsolidimit të shtabit teknik, klubi ka vazhduar me zgjedhjen e organeve drejtuese të klubit, e gjithë kjo në funksion për të ofruar një shkallë të lartë të profesionalizmit të cilën do të e aplikojmë në organizimin dhe menaxhimin e klubit.

Uran Vitia është zgjedhur Drejtor Menaxhues i KF SHKËNDIJA, pozitë kjo e cila i është besuar nga organet drejtuese të klubit.

Urani për vite me radhë ka qenë i angazhuar edhe te KF HAJVALIA, klub ky në të cilin ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aspektin e organizimit dhe mbarëvajtjes së klubit.

Ai poashtu është një ndërmarrës i sukseshëm pasi që është pronar dhe menaxhon me një nga bizneset më të njohura dhe të suksesshme në Hajvali Marigona AU, ku ai dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të veçantë për komunitetin e Hajvalisë.

Eksperienca e tij si menaxher i suksesshëm dhe njohës i mirë i sportit do të e ndihmojë klubin tonë drejt realizimit të objektivave për ndërtimin e një klubi të mirëfillt.

Në ditët në vijim do të prezentojmë të gjitha organet drejtuese të klubit. /BlicMedia.net.

Postime të ngjajshme
Sport

Mësohet data për finalen e Kupës FA

Sport

KF Shkëndija me njoftim për rifillimin e stërvitjeve me grupmoshat

Sport

Aksionet e skuadrës së Superligës dalin në shitje

Sport

Luli Berisha: Nuk merremi me politikë dhe pikë